Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u takua të dielën në selinë e OKB-së, në Nju-Jork, me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon për të diskutuar lidhur me zhvillimet në Siri.
Gjatë takimit, Wang theksoi se Kina mbështet OKB-në në luajtjen e një roli të rëndësishëm në mbrojtjen e paqes dhe zhvillimit të botës.
Për armët kimike siriane, Wang tha se tani është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të arrijë sa më parë në një konsensus të përbashkët për këtë çështje.
"Kina mbështet Organizatën për Ndalimin e Armatimit Kimik (OPCW) të kryejë punën e saj në mënyrë objektive, të drejtë dhe profesionale si dhe është e gatshme të dërgojë ekpsertë për t'iu bashkuar procesit të inspektimit dhe shkatërrimit të armëve kimike siriane," tha Wang. (Albana)