Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei dënoi të hënën sulmin ndaj ambasadës ruse në Damask.
Sipas tij, Pekini i nxit palët në vend që të respektojnë Konventën e Vienës për Marrëdhëniet Diplomatike, me anë të së cilës garantohet siguria e pjesëtarëve të trupit diplomatik.
Hong gjithashtu i bëri thirrje palëve në Siri që të ndalojnë luftimet, të nisin dialogun dhe procesin e kalimit të pushtetit, për të rikthyer stabilitetin në vend. (Fang Xiaoyu)