Duke folur me gazetarët pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry, Wang tha se pati një shkëmbim të thellë pikëpamjesh. Ai tha se shpreson se bisedimet në Organizatën e Ndalimit të Armëve Kimike, do të mbyllen me sukses, duke i hapur rrugë verifikimit dhe shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë.
"Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet ta njohë dhe mbështesë këtë marrëveshje. Kina synon të luajë një rol pozitiv dhe konstruktiv në këtë drejtim," tha Wang.
Nga ana e tij, sekretari Kerry, tha se ShBA-ja përshëndet mbështetjen e Kinës për një zgjidhje politike. Duke nënvizuar ndasitë që kanë të dy vendet për mënyrën e ndërhyrjes në Siri, Kerry tha se ShBA-ja pret që Kina të luajë një rol konstruktiv dhe pozitiv. (Leftion Peristeri)