Kryesia e PS-së e mbledhur pasditen e së enjtes miratoi kryetarët e Komisioneve Parlamentare që drejtohen nga mazhoranca. PS në këtë legjislaturë të re ka drejtimin e 4 Komisioneve Parlamentare, ndërkohë që një i takon aleatit të saj, LSI.
Kryesia vendosi që, Fatmir Xhafaj të jetë kryetar i Komisionit të Ligjeve, Arta Dade kryetare e Komisionit të Jashtëm, Eduart Shalsi të jetë kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese dhe Erjon Braçe kryetari i Komisonit të Ekonomisë.
Ndërkohë, pritet që kryesia në një mbledhje tjetër të vendosë për kryetarin e Komisionit të Sigurisë, nëse do ia japë LSI apo ndonjë aleati tjetër. Në mbledhjen me dyer të mbyllura që zgjati për rreth 45 minuta u vendos që Vangjel Dule kreu i PBDNJ-së të jetë nënkryetari i Parlamentit.(Balkanweb)