PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Greqi-përleshje mes protestuesve dhe policisë pas vdekjes së aktivistit majtist
2013-09-19 09:26:30 xinhua Komenti juaj Printoni

Greqia është përfshirë nga protestat, që pasuan një sërë demonstratash anti-fashiste mes grupeve të majta dhe të djathës ekstreme pranë portit të Pireut. Si pasojë e përleshjeve mes dy grupeve humbi jetën aktivisti i të majtës ekstreme, muzikanti 34 vjeçar Pavlos Fyssas, vdekja e të cilit shkaktoi protesta të mijëra demonstruesve. Protestuesit qëlluan me gurë dhe shishe me benzinë në drejtim të stacionit policor në Keratsini, ndërsa forcat policore përdorën gazin lotsjellës kundër tyre.

Sipas policisë, si pasojë e protestave janë shkaktuar dëme materiale në banka dhe dyqane, por nuk ka pasur të lënduar. Ndërsa media vendase njofton se kryetari i Partisë së majtë të pavarur Panos Kammenos është sulmuar nga një grup protestuesisht. Demonstrata janë zhvilluar dhe në qytetin port të Selanikut si dhe në disa qytete të tjera greke.

Ndërkohë liderët politikë kanë dënuar dhunën dhe i kanë bërë thirrje qeverisë konsvervatore të ashpërsojë ligjet ndaj atyre që kryejnë të tilla akte. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China