Nga të dhënat statistikore të Eurostatit të publikuara të martën thuhet se këtë vit, suficiti tregtar në Eurozonë është regjistruar në shifrën e mbi 18 miliardë eurove, një shtim i dukshëm në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të dhënat statistikore tregojnë po ashtu se në korrikun e këtij viti, suficiti tregtar në Eurozonë është më i lartë se në qershor, ku suficiti ishte 16.5 miliardë euro.
Mes vendeve të Bashkimit Europian, Gjermania ka shënuar suficitin më të madh tregtar. Gjatë 6 muajve të parë të këtij viti, suficiti tregtar në Gjermani u regjistrua 98 miliardë euro.
Ndërkohë, Franca ka regjistruar deficitin më të madh tregtar prej 38 miliardë eurosh. (Du/Albana)