Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov, shkëmbyen të martën pikëpamjet për krizën siriane, nëpërmjet një bisede telefonike, njoftoi Ministria e Jashtme e Kinës.
Wang tha se Kina përshëndet marrëveshjen Rusi-SHBA për Sirinë, duke shpresuar se kjo marrëveshje do të zbatohet sa më parë.
Pala kineze është e mendimit se qasja ushtarake nuk e zgjidh konfliktin, tha Wang, duke shtuar se Kina do të vazhdojë të punojë e të ofrojë mbështetje për gjetjen e një zgjidhjeje politike të krizës siriane.
Nga ana e tij, Lavrov vlerësoi qëndrimin e Kinës. Të dyja palët ranë dakord të mbajnë kontakte dhe koordinim të ngushtë për këtë çështje. (Albana)