PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: Problemi bërthamor iranian, mundësi e re për zgjidhje politike
2013-09-17 20:12:41 CRI Komenti juaj Printoni

Zgjidhja politike e diplomatike të problemit bërthamor të Iranit gjendet përpara rasteve të reja. Kështu u shpreh të martën në Pekin zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei duke komentuar lidhur me qëndrimet e reja të Teheranit mbi problemin bërthamor iranian. Hong theksoi po ashtu se Kina shpreson që Irani do të forcojë dialogun me gjashtë vendet përkatëse.

"Kina i ka vënë re qëndrimet përkatëse të palës iraniane. Pala kineze ka ngulur këmbë gjithmonë që Irani duhet të përmbushë detyrimet ndërkombëtare të mospërhapjes së armëve bërthamore dhe duhet të kenë të drejtën e përdorimit të energjisë bërthamore për qëllime paqësore. Tani procesi i zgjidhjes së problemit bërthamor të Iranit në rrugë politike e diplomatike po përballet me raste të reja. Shpresojmë që Irani do të forcojë dialogun konkret me gjashtë vendet përkatëse, do të synojë gjetjen e një projekti zgjidhjeje me përftime për të tëra palët dhe do të përpiqet për të arritur sa më parë përparime konkrete," theksoi zëdhënësi Hong Lei.

Përfaqësuesi iranian në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (AIEA) Ali Akbar Salehi u shpreh në një mbledhje të kësaj agjencie se qeveria e tanishme iraniane ka vullnetin e fortë për zgjidhjen e problemit bërthamor të Iranit. Salehi tha se Teherani dëshiron të forcojë bashkëpunimin me AIEA-në, por nuk do të heqë dorë nga e drejta e shfrytëzimit të energjisë bërthamore në mënyrë paqësore. (Xu Guang/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China