Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe u regjistrua një i zhdukur si pasojë e reshjeve dhe stuhitë e breshërit që goditën provincën Gansu të Kinës të hënën, njoftuan autoritetet lokale.
Reshjet e dendura të shiut goditën qytetin Dingxi e Lanzhoun pasditen e së hënës.
26 persona mbetën të plagosur. Reshjet patën ndikim tek afro 20,000 banorë si dhe u shkatërruan 213 banesa.
Përmbytjet gjithashtu goditën një zonë banimi në Zhangxian, Dingxi, duke shkatërruar disa banesa si dhe u ndërpre autostrada kombëtare.
Ekipet e shpëtimit po punojnë në këto zona, ndërkohë, autoritetet po punojnë për regjistrimin e humbjeve nga kjo katastrofë.
(Albana)