Pekini përshëndeti arritjen e marrëveshjes midis ShBA-së dhe Rusisë, për vënien nën mbikëqyrje të armëve kimike të Sirisë. Ministri i Jashtëm Wang Yi vlerësoi vendimin e qeverisë siriane për aderimin në Konventën e Ndalimit të Armëve Kimike.
Deklaratat e tij, ministri kinez i bëri gjatë takimit të dielën në Pekin me homologun francez Laurent Fabius.
Marrëveshja ShBA-Rusi ka zbutur tensionin në Siri, duke krijuar perspektivën e zgjidhjes paqësore të konfliktit, tha Wang, duke nënvizuar se Kina dëshiron që zgjidhja të vijë brenda kornizës së OKB-së, dhe ku Këshilli i Sigurimit duhet të luajë një rol të rëndësishëm.
"Kina pret që Organizata e Ndalimit të Armëve Kimike të ruajë qëndrim neutral, objektiv, të drejtë dhe profesional", shtoi ministri i Jashtëm kinez Wang Yi. (Çan Jean/Leftion Peristeri)