U hap të dielën në Rajonin Autonom Ningxia Hui, Ekspozita e Parë Kinë-Shtetet Arabe.
Në një mesazh urimi, presidenti Xi Jinping tha se ekspozita është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve Arabe.
Kina shpreson të bashkëpunojë me vendet Arabe për të përfituar popujt e të dy vendeve dhe për të kontribuuar për prosperitetin e mbarë botës, tha Xi.
Ndërsa, kryetari i Konferencës Konsultative Politike, Yu Zhengsheng, në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e hapjes, tha se bashkëpunimi me shtetet Arabe do të vazhdojë në fushën e energjisë dhe tregtisë. Ai shtoi se kombet duhet të vazhdojë konsolidimi i besimit reciprok dhe thellimi i bashkëpunimit tregtar.
Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm edhe Mbreti i Jordanisë Abdullahu i Dytë II Bin Al-Hussein, Sheiku i Bahreinit Hamad bin Isa Al-khalifa dhe personalitete të tjera të larta. (Leftion Peristeri)