Parlamenti Evropian miratoi raportin për vendosjen e mekanizmit për rikthimin e vizave në raste të caktuara kur konstatohen shkelje. Propozimi ishte bërë nga eurodeputeti spanjoll Diaz Demera, ndërsa sqarohet se ky mekanizëm nuk përfshin vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor, por dhe shtetet që kanë regjim pa viza në zonën Shengen. Pro këtij propozimi kanë votuar 328 eurodeputetë, ndërsa 257 kundër.
Në faqen e Parlamentit Europian shkruhet se mekanizmi i pezullimit të vizave do të përdoret vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, si një masë e fundit.
Vendimi për vendosjen e mekanizmit për rikthimin e vizave prek vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi shtete anëtare të BE u përballen me një fluks të konsiderueshëm azilantësh të rremë. (Nga "Balkanweb")