Barroso e vlerësoi Mekanizmin e Vetëm Mbikëqyrës si "fazën e parë të Bashkimit Bankar" dhe një tregues se "BE-ja po i mban premtimet e saj".
Ndërsa komisionari i BE -së për Shërbimet dhe Tregun e Brendshëm Mishel Barnier u shpreh se "po forcojmë jo vetëm bankat tona dhe stabilitetin financiar të Eurozonës, por edhe integrimin ekonomik."
Sipas mekanizmit të ri mbikëqyrës, Banka Qendrore Europiane tani do të ketë kompetencën ligjore për të mbikëqyrur të gjitha bankat e Eurozonës dhe të atyre vendeve që vendosin të përfshihen në bashkimin bankar. (Artani)