PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
INSTAT, rritet niveli i varfërisë në Shqipëri
2013-09-13 09:38:25 CRI Komenti juaj Printoni

Instituti Shqiptar i Statistikave ka raportuar të enjten se në vend është shënuar një rritje e nivelit të varfërisë, si pasojë e krizës globale financiare dhe uljes së rritjes makro-ekonomike që nga viti 2008.

Sipas raportit, krahasuar me vitin 2008, rezulton se niveli i varfërisë në vend është rritur në shifrën 1.9 për qind, e barazvlefshme me 30 mijë të varfër më shumë.

Në një vend me rreth 3 milion banorë, niveli i varfërisë krahasuar me vitin 2012 është rritur me 2.2 për qind. Ndërsa varfëria ekstreme ka shënuar rënie nga 4.7 për qind në vitin 2002 në në 3.5 për qind në vitin 2005.

Raporti i INSTAT-it nënvizon se në zonat urbane niveli i varfërisë së tejskajshme ka arritur në 2.2 për qind, kurse në ato rurale shënon 2.3 për qind. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China