PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: Stabiliteti e siguria mbrojnë të drejtat e popullit sirian
2013-09-13 09:37:41 CRI Komenti juaj Printoni

Vetëm arritja e stabilitetit dhe i sigurisë në Siri mund të mbrojnë të drejtat njerëzore themelore të popullit sirian. Kështu u shpreh të enjten në një konferencë shtypi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei.

Duke komentuar lidhur me raportin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, sipas të cilit si qeveria e Damaskut, ashtu edhe opozita kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, zëdhënësi i diplomacisë kineze u shpreh se është e domosdoshme që të gjitha palët në Siri të ndalojnë dhunën. Pala kineze bën thirrje për zhvillimin e një Konference të dytë të Gjenevës mbi problemin e Sirisë, për të zgjidhur dallimet nëpërmjet dialogut dhe bisedimeve. Vetëm arritja e stabilitetit dhe e sigurisë në Siri mund të mbrojë të drejtat themelore të popullit sirian, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei. (Fang Xiaoyu/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China