Wednesday  Apr 16th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Integrimi europian në qendër të programit të qeverisë shqiptare
2013-09-12 11:25:42 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i ri i dekretuar i Shqipërisë Edi Rama prezantoi në Kuvend programin qeverisës për periudhën 2013-2017, në përputhje me axhendën e integrimit europian të vendit në periudhën 2014-2020.

Pikat kyçe të programit janë kultura e kompromisit, ndërmarrja e reformave rrënjësore dhe nismave për promovimin e profesionalizmit.

"Vizioni ynë është i përqëndruar në partneritetin strategjik me SHBA-në dhe BE-në, konsolidimin e marrëdhënieve me vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së, si Italia, Greqia, Turqia , me vendet e Mesdheut dhe të Ballkanit.Do të thellojmë bashkëpunimin me Gjermaninë dhe Austrinë, rritjen e shkëmbimeve me Francën dhe Britaninë e Madhe, Holandën dhe Spanjën si dhe me vende të tjera të botës", nënvizoi kryeministri Rama në prezantimin para deputetëve të programit qeverisës.(Eda Merepeza)

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China