Kompania "Apple" prezantoi në Kaliforni dy modelet e reja të celularëve, iPhone 5C dhe iPhone 5S, që këtë vit në Kinë do të dalin në shitje për herë të parë në të njëjtën kohë si në shtetet e tjera të botës.
iPhone 5C me 16GB dhe 32GB do të shiten me çmimin 4488 juanë dhe 5288 juanë, ndërsa iPhone 5S me 16GB do të shitet për 5288 juanë.
Kompania "Apple" pas konferencës për shtyp në Kaliforni do të organizojë evenimente të ngjashme edhe në Pekin, Berlin e Tokio. (Fang Xiaoyu)