Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi të hënën në Tashkent bisedime me presidentin e Uzbekistanit Islam Karimov. Të dy krerët e shteteve ranë dakord për zhvillimin e mëtejshëm dhe thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet të dy vendeve. Xi dhe Karimov nënshkruan "Traktatin e miqësisë e të bashkëpunimit midis Kinës dhe Uzbekistanit", për t'u dhënë një formë ligjore parimeve dhe drejtimit të zhvillimit të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe për t'i ngritur këto marrëdhënie në një nivel të ri.
Gjatë bisedimeve, kreu i shtetit kinez parashtroi një varg propozimesh për thellimin e bashkëpunimit konkret midis dy vendeve. Kështu, Xi propozoi që deri në vitin 2017 vëllimi i tregtisë dypalëshe të arrijë në 5 miliardë dollarë, të forcohet në mënyrë të gjithanshme bashkëpunimi në fushën financiare, të zgjerohet biznesi në monedhat e të dyja vendeve dhe të realizohet sa më parë ndërtimi i hekurudhës dhe autostradës që do të lidhin Kinën, Kirgizistanin dhe Uzbekstanin.
Presidenti uzbekistanas Islam Karimov u shpreh se vendi i tij do të bëjë siç duhet punën për ndërtimin e gazsjellësit Kinë-Uzbekistan, në mënyrë që ky objekt të bëhet një kanal i sigurt dhe i besueshëm i furnizimit me energji dhe nyjë e bashkëpunimit miqësor midis dy vendeve. (Du/Artani)