Tenisti Rafael Nadal mundi kampionin e botës, serbin Novak Djokoviç në katër sete me rezultatin 6-2, 3-6, 6-4, 6-1 duke marrë trofeun e 'U.S. Open' të hënën.
Ky ishte çmimi i 13-të i Nadal. 27-vjecari ka fituar tre çmime të njëpasnjëshme të turneve ATP, dhe ndërsa mori dhe titullin e dhjetë 'U.S. Open', më shumë së Novak Djokoviç, Roger Federer dhe Andy Murray së bashku, në sezionin e dominuar prej tij të 2013-s.
Nadal zgjeron kështu fitoret në fushat e vështira në 22 ndeshje pas fitores të së hënës.
Serbi Djokoviç shijon humbjen e dytë radhazi në finalet e "US Open", pas asaj me 5 sete ndaj Andy Murray, në vitin 2012. (Leftion Peristeri)