Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping i bëri thirrje të enjten vendeve anëtare të G20-s për një partneritet më të ngushtë, për të mbështetur ekonominë botërore.
Për këtë, ekonomitë kryesore të botës duhet të miratojnë një politikë të përgjegjshme makroekonomike, tha ai gjatë një fjalimi në samitin e G20-s, që po mbahet në Shën Petersburg të Rusisë.
Gjithashtu, Xi u bëri thirrje vendeve anëtare të G20-s të nxisin hapjen e ekonomisë botërore dhe të kundërshtojnë të gjitha format e proteksionizmit tregtar.
Palët përkatëse duhet të përshpejtojnë zbatimin e reformave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, dhe të shtojnë mbikëqyrjen në tregjet ndërkombëtare financiare, për ta bërë sistemin financiar të jetë në shërbim të zhvillimit të ekonomisë.
Kjo është hera e parë që Xi merr pjesë në samitin e G20-s. (Albana)