PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina mbështet përpjekjet e OKB-së për krizën siriane
2013-09-06 19:07:27 CRI Komenti juaj Printoni

Kina thotë se përkrah përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të zgjidhur krizën siriane.

"Ne shpresojmë që palët do të vazhdojnë të mbajnë kontakte për të arritur një zgjidhje paqësore," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hong Lei.

Komentet e tij erdhën pas deklaratave të ShBA-së se do të ndërhyjë ushtarakisht pa miratimin e Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që Uashingtoni akuzoi Rusinë se "po mban peng", Këshillin e Sigurimit.

Ambasadorja e ShBA-së në OKB, Samantha Power, tha se nuk ka asnjë rrugë që Këshilli i Sigurimit të veprojë pasi Rusia bllokon çdo rezolutë.

Pekini thotë se mbështet përpjekjet e të dërguarit të posaçëm Lakhdar Brahimi dhe shpreson se komuniteti ndërkombëtar do të punojë së bashku për mbajtjen e një konferencë për Sirinë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China