Kina dhe Koreja e Jugut kanë përfunduar fazën e parë të negociatave mbi Marrëveshjen dypalëshe për Tregtinë e Lirë (FTA), duke vendosur themelet për procesin e hapjes dhe liberalizimit, njoftoi të premten ministria koreanojugore e Tregtisë.
Në fazën e parë të bisedimeve u ra dakord në 4 fusha, duhe përfshirë produktet, shërbimet, rregulloret dhe bashkëpunimin ekonomik.
Përsa i përket produkteve, dy vendet ranë dakord për shfuqizimin e tarifave brenda një periudhe të caktuar kohe, 90 për qind të të gjitha produkteve në aspektin e numrit të artikujve dhe 85 për qind të importeve në aspektin e vlerës së tyre monetare. (Albana)