PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rimëkëmbet ekonomia europiane
2013-09-06 14:29:21 CRI Komenti juaj Printoni

经济---Jíng jì---Ekonomi

Bashkimi Europian njoftoi së fundi se pas recesionit 18 mujor, ekonomia e Eurozonës pati një rritje në tremujorin e dytë të këtij viti. Duket sikur vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë shpresa për daljen nga kriza financiare. Ndërsa, sipas analizave, vendet europiane ende përballen me vështirësi të shumta të zhvillimit dhe paraqitja e tyre në fushën ekonomike nuk është aq e mirë në krahasim me rajonet e tjera të botës në të njëjtën periudhë.

Sipas shifrave të publikuara nga Eurostati, në tremujorin e dytë të këtij viti, GDP-ja e 17 vendeve anëtare të Eurozonës u rrit me 0.3%, duke shënuar rritjen e parë pas recesionit gjysmë vjetor. Ndër 28 vendet e Bashkimit Europian, përveç Kroacisë, shkalla e rritjes së GDP-së ka tejkaluar parashikimin e ekspertëve. Tre ekonomitë kryesore europiane, Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca patën një rritje përkatësisht me 0.7%, 0.7% dhe 0.5%. Edhe vendi që po merr ndihma financiare, Portugalia shënoi një rritje. Sipas të dhënave, 6 vende të tjera duke përfshirë Italinë, Spanjën, Qipron etj., ende mbeten në recesion.

Rimëkëmbja ekonomike europiane favorizohet nga dy faktorë që janë rritja e eksporteve dhe shtimi i konsumit të brendshëm. Lidhur me rimëkëmbjen, ekonomisët shprehën optimistë, duke parashikuar se në tremujorin e tretë, ekonomia do të rritet edhe më shumë.

Por, Banka Qendrore ka një qëndrim ndryshe. Në një mbledhje të organizuar të enjten nga bordi i kësaj banke për politikat e ardhme monetare u mor vendimi për ruajtjen e nivelit aktual të interesit bazë në 0.5%. Në një konferencë shtypi pas mbledhjes, kreu i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi tha se ai e sheh rimëkëmbjen ekonomike me shumë kujdes, madje nuk guxoi të tregojë optimizëm të tepruar.

Arsyet pse Banka Qendrore e konsideron kështu situatën ekonomike mbështeten mbi këto fakte: së pari, në vendet e Eurozonës ende zbatohen politikat shtrënguese; së dyti, bankat europiane ende kanë kredi të kufizuara; së treti, papunësia në Eurozonë ende është në nivelin më të lartë në histori dhe së katërti, krahasuar me gjendjen në ShBA-në, shpejtësia e rimëkëmbjes ekonomike në Europë është ende e ngadaltë. Ndaj, disa analistë theksojnë se ekonomia në Eurozonë ka dalë nga recesioni, por zgjidhja e krizës së borxheve është ende shumë larg.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China