Kina pritet të ndryshojë datën e festimit të "Ditës së Mësuesit" nga 10 shtatori që është aktualisht në 28 shtator, që përkon me ditëlindjen e filozofit më të madh të qytetërimit kinez Konfucit (551-479 para Krishtit).
Ky vendim është bërë publik të enjten me një projekt- amendament të miratuar nga Zyra për çështje ligjore pranë Këshillit të Shtetit.
Që nga viti 1985, "Dita e Mësuesit" festohej më 10 shtator, pak ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor. Kjo ditë është shumë e rëndësishme në Kinë, ku arsimit dhe mësuesve u kushtohet një vemendje e veçantë.(Eda Merepeza)