Departamenti amerikan i shtetit informon se nga data 6 deri më 9 shtator sekretari i shtetit Kerry do të zhvillojë një tur europian për të siguruar mbështetje ndërkombëtare për ndërhyrjen ushtarake kundër Sirisë.
Kreu i diplomacisë amerikane do të vizitojë Lituaninë, Francën dhe Anglinë ku pritet të takohet me liderët e këtyre vendeve si dhe me përfaqësues të vendeve të Lindjes së Mesme.
Sipas agjencisë Xinhua, më 7 shtator sekretari amerikan i shtetit do të marrë pjesë në konferencën e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian. Në axhendën e këtij turi është dhe takimi në Paris me përfaqesuesit e Bashkimit të vendeve arabe si dhe takimi më 9 shtator në Londër me kreun e shtetit të Palestinës Abas.
Deri tani vetëm Franca dhe Turqia kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në ndërhyrjen ushtarake kundër Sirisë.(Du/Eda Merepeza)