Presidenti i Këshillit Europian (KE) Herman Van Rompuy tha të enjten në një konferencë shtypi në Shën Petersburg se BE-ja kundërshton ndërhyrjen ushtarake ndaj Sirisë dhe nxit palët të publikojnë sa më shpejt rezultatin e hetimit mbi përdorimin e armëve kimike.
Kreu i KE-së shtoi se kriza siriane duhet të zgjidhet nën autoritetin e OKB-së, pa ndërhyrje ushtarake, por nëpërmjet mënyrës politike.
Nga ana tjetër, presidenti i Komisionit Europian Manuel Barroso tha për krizën siriane se komuniteti ndërkombëtar duhet të gjejë një kompromis, për zgjidhjen politike të krizës siriane.(Zhan Dian/Albana)