Ministria e Jashme e Rusisë publikoi raportin mbi hetimin e përdorimit të armëve kimike në Siri. Sipas përmbajtjes së këtij raporti, ekspertët rusë thanë se sulmi i armëve kimike që ndodhi në mars në qytetin Aleppo të Sirisë ka lidhje të ngushtë me rebelët.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Aleksander Lukashevich tha:
"Ato armë nuk janë përdorur nga ushtria siriane. Ato janë prodhuar nga Organizata "Barael An Nasr" në pjesës veriore të Sirisë.
Lukashevich tha gjithashtu se ekspertët rusë kanë zbuluar disa substanca, me të cilat vendet perëndimore kanë prodhuar armë kimike gjatë Luftës së Dytë Botërore. (Du)