Samiti i 8-të i liderëve të G20-s hapi punimet të enjten në Shën Petersburg të Rusisë. Në prag të samitit, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping pati një takim të shkurtër me kryeministrin japonez Shinzo Abe.
Xi theksoi qëndrimin e vendosur të Kinës duke vënë në dukje se marrëdhëniet kino-japoneze janë përballur me shumë vështirësi.
Ai shtoi se Japonia duhet të merret si duhet me çështje të tilla të ndjeshme si ajo e ishujve Diaoyu dhe se duhet ta shohë drejt historinë.
Nga ana e tij, Abe tha se e ka pritur takimin me kreun e Kinës Xi Jinping, duke shtuar se, "Shpresoj në përmirësimin e marrëdhënieve kino-japoneze" (Albana)