Turqia vazhdon dërgimin e trupave ushtarake në kufirin me Sirinë, njofton gazeta turke "Today's Zaman".
Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoglu ka deklaruar për mediat se forcat e armatosura turke janë të gatshme të përballojnë çdo kërcënim të mundshëm nga Siria.
Ndërkohë presidenti Abdullah Gul dhe kryeministri Recep Tayip Erdogan kanë thënë se nëse provohet përdorimi i armëve kimike nga qeveria siriane, Turqia do të mbështesë ndërhyrjen ushtarake në Siri.(Fang Xiaoyu/Eda Merepeza)