Liderët e G20-ës miratuan të enjten strategjinë afatmesme për prioritetet e zhvillimit, njofton agjencia kineze e lajmeve Xinhua.
Në cilësinë e kryesueses së Grupit, Rusia përcaktoi si shtyllat ku do të mbështetet kjo strategji, punësimin, transparencën dhe besimin e ndërsjelltë.
Pas mbledhjes së parë, liderët e G20-ës do të vazhdojnë edhe sot takimin, që do të pasohet nga një deklaratë e përbashkët.(Eda Merepeza)