PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryetari i Eurogrupit: Nuk ka plan të ri për Greqinë
2013-09-05 20:47:52 CRI Komenti juaj Printoni

Nëse vitin tjetër Greqia nuk do të mund të dalë nga kriza financiare, Eurogrupi do të vazhdojë të ofrojë ndihmë të përshtatshme për të, tha kryetari i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem të mërkurën duke folur para Parlamentit Europian. Por ai theksoi se para muajit prill të vitit 2014, nuk do të ketë këst të tretë ndihme.

Dijsselbloem tha se Eurogrupi do të përpiqet të ofrojë ndihmë për rikthimin e Greqisë në rrugën e duhut të zhvillimit. Lidhur me mundësinë e dhënies së këstit të tretë, ai shtoi se sipas axhendës të përcaktuar në dhjetorin e 2012-s, para prillit të 2014-s, nuk do të ketë një plan të ri ndihme.

Ministri i Financave i Gjermanisë Wolfëang Schauble u shpreh së fundi se në vitin 2015, Greqia do të ketë nevojë për këstin e tretë të ndihmës, deklaratë e cila ka tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar për gjendjen e shtetit helen. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China