Presidenti kinez Xi Jinping, që ndodhet në Shën Pjetërburg të Rusisë për të marrë pjesë në takimin e liderëve të G20-s, zhvilloi të mërkurën një takimin jozyrtar me liderët e vendeve BRICS.
Pjesëmarrësit në këtë takim do të vazhdojnë të diskutojnë bashkëpunimin në fushën financiare me synim formimin e një fondi rezerve urgjent.
Më herët presidenti kinez takoi homologun rus Vladimir Putin. Lideri kinez është duke zhvilluar gjithshtu një turne në vendet e Azisë Qendrore. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)