Presidenti kinez Xi Jinping takoi të enjten homologun rus Vladimir Putin në prag të samitit të G20-s.
Në fillim të takimit, presidenti Xi tha se ishte i lumtur për përparimin e të dy vendeve në zbatimin e mbi 50 marrëveshjeve në 16 fusha të ndryshme, që nga takimi i fundit me homologun rus.
Presidenti kinez nënvizoi se të dy vendet kanë mbajtur kontakte të ngushta për përballimin e përmbytjeve që shkaktuan dëme të mëdha në Lindjen e Largët të Rusisë dhe në Kinën Verilindore.
Nga ana e tij, presidenti Putin e mirëpriti vizitën e Xi Jinping-ut për samitin e G20-s në Shën Pjetërburg, duke shtuar ndihej i lumtur për të folur me homologun kinez për marrëdhëniet dypalëshe.
Putin bëri thirrje gjithashtu për shkëmbime të rregullta midis dy liderëve, si edhe mes zyrtarëve të të gjitha niveleve.
Kjo është hera e dytë që presidentët e Kinës dhe Rusisë takohen që nga muaji mars. (Leftion Peristeri)