PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kërkohen ndihma shtesë për refugjatët sirianë
2013-09-05 14:32:26 CRI Komenti juaj Printoni

难民---Nàn Mín---Refugjat

Komisioneri i Lartë për Refugjatët pranë OKB-së, së bashku me Irakun, Jordaninë, Libanin e Turqinë, katër vendet kryesore të strehimit të refugjatëve sirianë i bënë thirrje të mërkurën komunitetit ndërkombëtar të ofrojë më shumë ndihma humanitare emergjente për të përballuar barrën e rëndë ekonomike nga mbi 2 milionë refugjatë.

Sipas të dhënave të publikuara të martën nga OKB-ja, shkallëzimi i luftimeve civile në Siri ka shkaktuar mbi 2 milionë refugjatë. Për të gjetur zgjidhjen e problemit serioz të refugjatëve, zyrtari i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët Antonio Guterres zhvilloi bisedime të mërkurën në Gjenevë me përfaqësuesit e katër vendeve kryesore që presin refugjatët, që përkatësisht janë Iraku, Jordania, Libani dhe Turqia. Në një konferencë shtypi të organizuar pas bisedimeve, Guteres u shpreh se katër vendet treguan bujarinë dhe frymën e humanitarizmit. Por fluksi i refugjatëve, tha ai, përbën një trysni të madhe nga ana ekonomike dhe e strehimit.

Në të vërtetë, rritja e vrullshme e numrit të refugjatëve krijon presion të madh për vendet fqinje të Sirisë. Turqia deri tani ka përdorur 2 miliardë dollarë amerikanë për të pritur refugjatët. Ndërsa sirianët që shkuan në Liban kanë keqësuar më tej situatën politiko-ekonomike të këtij vendi. Deri në fund të gushtit, gati 720 mijë sirianë janë në Liban, duke zënë 1/4 e popullsisë së përgjithshme libaneze.

Të dhënat e publikuara nga OKB-ja tregojnë njëkohësisht se në 2012-ën, numri i refugjatëve sirianë ishte 230 mijë në një vit, por ata u shtuan me 1.8 milion. Para përkeqësimit të gjendjes, Komisioneri i Refugjatëve dhe katër vendet kryesore pritëse u shprehën se ndihma humanitare nuk mund të ndalojë vuajtjet dhe tragjeditë, por duhet të synohet një zgjidhje politike.

"Çdo veprimi që mund të shkaktojë refugjatë duhet t'i jepet fund. Duam një projekt politik për të përfunduar këtë histori të tmerrshme", tha Antonio Guterres.

Në fund të këtij muaji, UNHCR-ja do të organizojë një mbledhje të nivelit të lartë ku do të kërkohet ndihmë për refugjatët sirianë nga vendet e ndryshme dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China