Zv.ministri i Financave i Kinës Zhu Guangyao theksoi gjatë samitit të G20-s se në vitin 2013, Kina do të realizojë një rritje vjetore prej 7.5 për qindësh dhe do të mbajë inflacionin brenda nivelit të 3.5%. Ai shtoi se Kina pritet të punësojë mbi 10 milionë veta.
Zhu Guangyao u shpreh se në kushtet e një sërë sfidash, politika e Kinës konsiston në thellimin e reformës së strukturës ekonomike.
Ai shtoi gjithashtu se arritjet e Kinës njihen nga bota e këto arritje janë jo vetëm në të mirë të popullit kinez, por edhe në të mirë të ekonomisë botërore. (Du/Albana)