PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Komiteti i senatit pro ndërhyrjes ushtarake në Siri
2013-09-05 10:20:32 CRI Komenti juaj Printoni

Komiteti i marrëdhënieve me jashtë i Senatit amerikan miratoi rezolutën për të autorizuar presidentin Barak Obama për një ndërhyrje ushtarake ndaj Sirisë, në përgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike.

Dokumenti u miratua me 10 vota pro dhe 7 kundër. Mbështetësit e tij ishin shtatë anëtarë demokratë dhe tre republikanë; kundër votuan dy anëtarë demokratë dhe pesë republikanë, ndërsa një senator abstenoi.

Në këtë rezolutë përcaktohet se afati për përdorimin e forcës nga administrata amerikane është 60 ditë, me mundësinë që të shtyhet edhe për një muaj. Aty kufizohen veprimet ushtarake brenda kufirit të Sirisë dhe ndalohet dërgimi i batalioneve tokësore për operacione.

Pavarësisht miratimit të së mërkurës, fati i rezolutës në Senat mbetet i paqartë, teksa votimi pritet javën e ardhshme. Ndërkohë që edhe Dhoma e Përfaqësuesve duhet që të aprovojë këtë dokument. (Du)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China