Bisedimet e fundit mes përfaqësuesve palestinezë dhe izraelitë u fokusuan në çeshtjet e sigurisë. Sipas një radioje palestineze, pala izraelite parashtoi një plan prej 17 pikash mbi sigurinë në shtetin e Palestinës. Ndër të tjera në plan përfshihej dhe vendosja e radarëve në Bregun perëndimor të lumit Jordan. Pala palestineze e ka kundërshtuar planin duke deklaruar se në territorin e ardhshëm të Palestinës nuk do të lejohen këto pajisje. Bisedimet e deritanishme mes përfaqësuesve të Izraelit dhe Palestinës nuk kanë shënuar asnjë progres. (Du/Eda Merepeza)