Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan kritikoi presidentin rus Vladimir Putin për ndryshimin e qëndrimit mbi çështjen siriane.
Duke iu referuar deklaratave të shefit të Kremlinit se Moska nuk do të përjashtojë mbështetjen për një ndërhyrje ushtarake nëse ka prova se janë përdorur armë kimike, Erdogan tha se kjo ishte çorientuese.
Kreu i qeverisë turke tha se Putin tani është në favor të ndërhyrjes në Siri, edhe pse më parë ishte kundër, duke i kujtuar se pavarësisht çfarë armësh përdoren në luftë, nëse dikush vret ka kryer krim kundër njerëzimit.
Deklaratat Erdogan i bëri për gazetarët para nisjes për në samitin e G20-tës në Shën Petërburg.
Në kuadër të këtij samiti, kryeministri turk do të ketë takime të ndara me Putinin dhe presidentin amerikan Barack Obama. (Ardi Pulaj)