PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Putin, Rusia pro ndërhyrjes ushtarake nëse ka prova për Sirinë
2013-09-04 20:02:36 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin, tha se Rusia nuk do të përjashtojë mundësinë e ndërhyrjes ushtarake ndaj Sirisë të autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, në rast të paraqitjes së provave për përdorimin e armëve kimike nga Damasku.

Ai paralajmëroi gjithashtu Shtetet e Bashkuara se çdo ndërhyrje ushtarake në Siri pa autorizimin e Kombeve të Bashkuara do të konsiderohej agresion.

Duke folur për televizionin Channel 1 TV, Putin i rikujtoi administratës Obama se duhej miratimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një ndërhyrje të mundshme ushtarake.

"Provat duhet të paraqiten në Këshillin e Sigurimit," shtoi Putin, duke nënvizuar se Rusia do të ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj Sirisë, nëse provat janë të qartë për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Gjithashtu Putin theksoi se tani furnizimet ushtarake për Sirinë janë ndërprerë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China