Kryeministri kinez Li Keqiang vizitoi Ekspozitën Kinë-ASEAN që po zhvillohet në Nan'ning të Kinës Jugperëndimore. Gjatë vizitës, kryeministri Li u shpreh se Kina dhe ASEAN-i janë si një familje, me kulturë të ngjashme dhe me dëshirë të përbashkët zhvillimi. "Perspektiva e bashkëpunimit dypalësh do të jetë më pasur në të ardhmen," tha Li.
Kryeministri kinez theksoi se provinca Guangxi, ku po zhvillohet ekspozita Kinë-ASEAN, duhet të shfrytëzojë mirë "dekadën e diamantit" mes Kinës dhe ASEAN-it dhe të kapë fort tregun gjigant të ASEAN-it me një popullsi prej 600 milionë banorësh.
"Provinca Guangxi ndodhet në zonën kufitare me ASEAN-in, ndaj ajo duhet të shfrytëzojë mirë avantazhin e saj të veçantë, për të krijuar një pikë të fortë mbështetëse për zhvillimin e krahinave të brendshme të vendit," theksoi Li.
Kryeministri vizitoi kryesisht në pavijonet e kompanive bujqësore dhe teknologjike. Ai u sugjeroi sipërmarrësve të fokusohen tek kërkesat reale të tregut lokal dhe të nxitin vazhdimisht rinovimin teknologjik. "Kështu, bashkëpunimi do të ketë një perspektivë më të gjerë," shtoi ai. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)