Kina ritheksoi se një zgjidhje politike është rrugëdalja e vetme për konfliktin e Sirisë, duke përjashtuar mundësinë e mbështetjes së ndërhyrjes ushtarake.
Ministria e Jashtme tha se Kina mbështet hetimet e pavarura, të drejta, objektive dhe profesionale nga OKB-ja. Zëdhënësi Hong Lei shtoi se Pekini i fton të gjitha palët për të krijuar kushtet e përshtatshme për zhvillimin e hetimeve dhe mos daljen në konkluzione para dhënies së rezultatit përfundimtar.
Komentet erdhën kur zëdhënësi u pyet se çfarë qëndrimi do të mbajë Pekini nëse vërtetohet përdorimi i armëve kimike.
Më herët, presidenti rus Vladimir Putin, tha se Rusia nuk do të përjashtojë mundësinë e ndërhyrjes ushtarake ndaj Sirisë të autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, në rast të paraqitjes së provave për përdorimin e armëve kimike nga Damasku.
I pyetur të komentojë konsensusin e arritur mes qeverisë amerikane dhe Kongresit, Hong deklaroi se Kina mbështet vazhdimisht idenë e zgjidhjes politike për konfliktin sirian.
"Të gjitha vendet duhet të zbatojnë Kartën e OKB-së, për të mos ndërlikojnë gjendjen e tanishme, pasi ajo do të shkaktonte një katastrofë në të gjithë rajonin," theksoi Hong Lei. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)