Presidenti kinez Xi Jinping përfundoi vizitën e tij shtetërore në Turkmenistan të mërkurën dhe iu drejtua Shën Pjetërburgut, ku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të G20-s.
Turkmenistani ishte etapa e parë e turneut të tij në Azinë Qendrore. Më pas ai do të qëndrojë në Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan.
Gjatë vizitës dyditore në Turkmenistan, Xi zhvilloi bisedime me homologun Gurbanguly Berdymukhamedov. Të dy liderët deklaruan vendosmërinë për ngritjen e bashkëpunimit në nivel partneriteti strategjik.
Xi dhe Berdymukhamedov gjithashtu morën pjesë në ceremoninë e përfundimit të pjesë së parë të fushës së gazit Galkynysh në Mary.
Vizita e Xi-së është parë gjerësisht si një lëvizje për të promovuar bashkëpunimin midis Kinës dhe Turkmenistanit, si edhe për të hapur një kapitull të ri me vendet e Azisë Qendrore.
Pas samitit të G20-s, presidenti kinez do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Drejtuesve të Shteteve Anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Kirgistan. (Leftion Peristeri)