Presidenti rus Vladimir Putin tha gjatë një interviste të mërkurën se do të ishte agresion nëse SHBA-ja do të kryente ndërhyrje ushtarake ndaj Sirisë pa marrë autorizim nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
"Faktet nëse janë përdorur ose jo armë kimike nga qeveria siriane duhet t'i paraqiten Këshillit të Sigurimit," tha shefi i Kremlinit në prag të samitit të G20-s në Shën Petersburg.
(Zhan Dian)