Zyrtarët jugkoreanë të mbrojtjes mendojnë se Korea e Veriut i ka mundësitë për të realizuar armë bërthamore,njoftojnë disa media vendase.
Sipas të dhënave të Ministrisë jugkoreane të Mbrojtjes, armët bërthamore të Koresë së Veriut ishin në fazën eksperimentale në vitin 2010, por tani ato përbëjnë një kërcënim real.
Kjo deklaratë e zyrtarëve të lartë të mbrojtjes në Korenë e Jugut bie në kundërshtim me deklaratën e muajit prill të këtij viti të zëdhënësit të Ministrisë jugkoreane të mbrojtjes se Koreja e Veriut nuk ka teknologjinë e duhur për përgatitjen e armëve bërthamore. (Zhan Dian/Eda Merepeza)