PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kreu i OKB:"Asnjë ndërhyrje ushtarake në Siri,pa rezultatin e hetimit"
2013-09-04 09:48:14 CRI Komenti juaj Printoni
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon u ka bërë thirrje palëve që të mos ndërmarrin asnjë veprim ushtarak ndaj Sirisë, para daljes së rezultateve të hetimit nga ekspertët e OKB-së. Këtë deklaratë Ban e bëri para nisjes në Rusi, ku do të marrë pjesë në Samitin e G 20-ës. Ai iu referua lobimit të qeverisë amerikane në pritje të miratimit të Kongresit për ndërhyrje ushtarake ne Siri.

Sipas shefit të OKB-së të gjitha materialet e mbledhura nga hetuesit në vendin ku më 21 gusht u krye sulmi me armë kimike në periferitë e Damaskut do të dërgohen të mërkurën në laborator.

Pas përfundimit të mbledhjes së provave hetimore në Damask nga ana e ekipit hetimor të OKB-së, presidenti amerikan Obama akuzoi qeverinë siriane për perdorim të armëve kimike dhe i kërkoi Kongresit miratim për ndërhyrje ushtarake në Siri.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm Ban Ki-moon ka deklaruar se përdorimi i armëve kimike në Siri nuk do të tolerohet, dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që pas sigurimit të provave të reagojë ndaj situatës në Siri. "Ti japim fund kësaj lufte, deklaroi kreu i OKB-së para nisjes për në Samitin e G-20-ës. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China