Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping u nis mëngjesin e së martës nga Pekini për në Turkmenistan. Numri një i Kinës pritet të vizitojë edhe Kazakistanin, Uzbekistanin, Kirkizistanin, do të marrë pjesë në takimin e 13-të të Këshillit të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait që do të mbahet në Bishkek të Kirkizistanit si dhe në samitin e radhës së G20-s që do të mbahet në St.Peterburg nga data 5-6 shtator.
Kjo është hera e tretë e vizitës së Xi Jinping-ut jashtë vendit, që pas marrjes së postit të tij si kryetar shteti. (Vera/Albana)