Dy raketat balistike të interceptuara nga Rusia të martën, ishin pjesë e një prove të përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit për testimin e sistemin mbrojtës nga raketat, njoftoi një zyrtar ushtarak i Izraelit.
"Lëshimi ishte një provë për raketat me objektiv të përcaktuar Ankor në sistemin tonë mbrojtës," njoftoi agjencia e lajmeve RIA Novosti duke cituar një zyrtar të Ministrisë izraelite të Mbrojtjes në kushte anonimati.
Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se lëshimi ka ndodhur në orën 06:16 sipas Grinuiçit, ndërsa ishte interceptuar nga radarët e instaluar në qytetin jugor të Rusisë, Armavir.
Një burim anonim i tha agjencisë Interfax se raketat e leshura mund të kenë qentë të ashtuquajturat raketa balistike prove ose ato me objektiv të përcaktuar për forcat ajrore të mbrojtjes. (Leftion Peristeri)