PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusia intercepton dy raketa të qëlluara nga Mesdheu Qendror
2013-09-03 19:22:20 CRI Komenti juaj Printoni

Në një kohë që Shtetet e Bashkuara kanë lajmëruar se mund të sulmojnë Sirinë, sistemi rus i paralajmërimit ka interceptuar dy raketa balistike të qëlluara nga pjesa qendrore e Mesdheut në drejtim të asaj lindore.

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se lëshimi ka ndodhur në orën 06:16 sipas Grinuiçit, ndërsa ishte interceptuar nga radarët e instaluar në qytetin jugor të Rusisë, Armavir.

Deri tani, as ambasada ruse në Siri dhe as ambasada siriane në Rusi nuk kanë ndonjë informacion për lëshimin e raketave.

Presidenti rus Vladimir Putin u vu në dijeni për sulmin nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, njoftoi dikasteri i mbrojtjes në një deklaratë.

Nga ana tjetër Ministria ruse e Mbrojtjes, thotë se zgjidhja e krizës siriane duhet të bëhet përmes dialogut pa ndërhyrje nga jashtë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China