Presidenti i Kinës Xi Jinping mbërriti të martën në Ashkhabad, duke filluar zyrtarisht vizitën shtetërore në Turkmenistan.
Në aeroportin ndërkombëtar të Ashkhabad-it, ai u prit në një ceremoni të posaçme nga zyrtarë të lartë të vendit, si zv/kryeministri Rashit Meredov.
Në një deklaratë të shkuar në aeroport, Xi Jinping tha se Kina dhe Turkmenistani janë fqinj dhe partnerë strategjikë në fushën energjetike. Partneriteti dypalësh ka një bazë të fortë, tha Xi, duke shtuar se bashkëpunimi është në përmirësimin e vazhdueshëm.
"Ka ardhur çasti për shtimin e bashkëpunimit strategjik, ndaj pres takimin me presidentin Gurbanguly Berdymukhamedov dhe jam i bindur se vizita do të ketë sukses të plotë," nënvizoi ai.
Turkmenistani është ndalesa e parë e turneut të Xi Jinping-ut në Azinë Qendrore. Më pas, Xi do të niset për në Shën Pjetërburg të Rusisë për samitin e 8-të të G20-s. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)