PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Panairi "Kinë-Euroazi" në Urumqi
2013-09-03 14:20:01 CRI Komenti juaj Printoni

博览会---Bó lǎn huì---ekspozitë ose panair

 

Në kryeqendrën e Rajonit Autonom të Singjian-Ujgurit të Kinës perëndimore u të hënën hap Panairi i Tretë "Kinë-Euroazi". Nënkryetari i shtetit Li Yuan nënvizoi në ceremoninë e hapjes se vendet aziatike dhe europiane shihen me përparësi nga Kina për zhvillimin e tregtisë së jashtme dhe shtimin e investimeve në pesë vitet e ardhshme.

"Gjatë kësaj periudhe, Kina pritet të importojë 8 trilionë dollarë amerikanë mallra nga këto vende, duke investuar drejtpërdrejt në to më shumë se 450 miliardë dollarë amerikanë", tha nënkryetari Li.  

Panairi "Kinë-Euroazi" u hap për herë të parë në qytetin Urumqi në vitin 2011 dhe që prej asaj kohe shërben si një urë bashkëpunimi mes vendeve. Nënkryetari i shtetit i Kinës Li Yuanchao vuri në dukje se me shtetet fqinje ose ato që kanë lidhje të ngushta nga ana ekonomike dhe e sigurisë, zgjerimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme është rrugë e pashmangshme drejt zhvillimit. Sipas tij, në bazë të burimeve njerëzore, atyre natyrore, madhësisë së tregut dhe teknologjisë, Kina do të shtojë shkëmbimet me shtetet pjesëmarrëse të panairit.

Li vuri theksin edhe te nxitja e mëtejshme e zhvillimit të bashkëpunimit me vendet aziatike dhe europiane në fushat si telekomunikacioni, ndërtimi i gazsjellëve e naftësjellësve apo rrjetet e logjistikës.

Ndërkohë, politikanët që morën pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit prezantuan edhe mundësitë për investime si dhe dëshirën për shtimin e bashkëpunimit me vendet rajonale.

Në panair ishte e pranishme edhe shefja e Programit të Zhvillimit të OKB-së Helen Klark, e cila theksoi se mjedisi është kthyer në një sfidë serioze për vendet aziatike dhe europiane. Ajo ofroi ndihmë në projektet për mbrojtjen e mjedisit.

Edicioni i këtij viti i panairit "Kinë-Euroazi" ka mbledhur përfaqësues nga mbi 40 vendet e rajone, 6 organizata ndërkombëtare dhe gati 10 kompani gjigante ndërkombëtare. Në aktivitetin, që zgjat për gjashtë ditë do të zhvillohen edhe mbi 10 aktivitete të ndryshme për thellimin e bashkëpunimit.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China